Shëroni dhimbjet e forta të kokës me farat e limonit
Ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës e dinë se sa shumë i kufizon kjo gjë. Migrena, e cila është një nga llojet e dhimbjeve të kokës, shfaqet me pulsione të forta në njërën anë të kokës (nganjëherë edhe të dyja).
Mund të shoqërohet nga fotofobia, të përzierat dhe të vjellat. Stresi, nxehtësia e tepërt, kalimi i shumë orëve pa ngrënë dhe pagjumësia janë disa nga shkaqet e migrenës.
Por lajm i mirë është se nuk do të bombardoheni më me qetësues për qetësimin e dhimbjeve: thjesht përdorni farat e limonit.
Limoni është një agrum i pasur me vitaminë C dhe minerale si kaliumi, tashmë i njohur për përfitimet e tij në kuzhinë dhe estetikë.
Por ajo që shumë njerëz nuk dinë, është se limoni ka gjithashtu veti të rëndësishme që ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të tilla si dhimbjet e kokës dhe migrena, për shembull.
Kjo sepse limoni ndihmon në tonifikimin e enëve të gjakut dhe hipertensionit, i cili zakonisht lidhet me këtë lloj dhimbjeje.
Veç të tjerash limoni është përdorur për të luftuar bakteret dhe për të përmirësuar sistemin imunitar, për të promovuar tretjen dhe si sekretues.
Mund të thuhet që substancat ushqyese të gjendura tek farat e limonit janë të ngjashme me ato të frutit.
Mënyra më e mirë është të shtypni disa fara limoni dhe t’i merrni ato duke i holluar në një gotë me ujë të ngrohtë.