Sport

Interit i mjafton një penallti, zikaltërit mposhtin në Champions Arsenalin, fitore e thellë për Barcelonën në Beograd

Liga e Kampionëve ka mbyllur javën e katërt të saj me formatin e ri, me emra të rëndësishëm që arritën të merrnin tre pikët.

Interi arriti një fitore të rëndësishme një rival tejet të fortë si Arsenali. Një penallti e shndërruar në gol nga Calhanoglu në fundin e pjesës së parë i mjaftoi zikaltërve për të siguruar tre pikët.

Një fitore me peshë arriti Barcelona arriti një tjetër fitore të thellë, duke mundur në Beograd Crvena Zvezdën me rezultatin 2-5.

PSG vazhdon të zhgënjejë, me francezët që u mposhtën në Paris me rezultatin 1-2 nga Atletico e Madridit.

Bayerni u rikthye te fitorja duke mundur Benficën brenda në shtëpi me rezultatin minimal, duke iu falur golit të Musialës.

Atalanta e Gjimshitit triumfoi në Gjermani përballë Stuttgart, ndërsa Sparta Prague e Qazim Laçit dhe Indrit Tucit u mposht 1-2 në shtëpi nga surpriza franceze Brest.

/Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button