Lajme
TRONDITËSE në Maliq/ 44-vjeçari prej 4 vitesh abuzonte me të miturën, ja si u zbulua ngjarja e rëndë
Rast i rëndë abuzimi ka ndodhur në Sheqeras të Maliqit, ku një 44 vjeçar prej 4 vitesh abuzonte me një 12 vjeçare, e cila sot është në moshën 16 vjeç.
Sipas informacioneve, autori është shpallur në kërkim. Ka qenë e mitura që ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte autori, i cili ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare.
Prej 4 vitesh ai abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë. Marrëdhëniet e një pas njëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga serveri.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e identifikuar si Edison Sheme.