Shëndet

Si të Përdorni Rigonin për Shëndetin e Flokëve dhe Thonjëve

Rigoni është një erëzë shumë e përdorur në kuzhinë dhe shumë e njohur në vendin tonë.

Kjo bimë që mban emrin “Lumturia e Malit” rritet në Shqipëri gjatë gjithë vitin.

Vendlindja e rigonit është në fakt Evropa, por ajo është përhapur ndjeshëm në shumë zona të botës.

Por në artikullin e sotëm nuk do të flasim për rigonin si një përbërës që ju jep më shumë shije ushqimeve apo më shumë shëndet trupit. 

Rigoni mund të përdoret fare mirë edhe për bukurinë e jashtëme për flokë apo thonjë më të fortë.

Disa mënyra se si ta përdorni për të kuruar flokët dhe thonjtë AgroWeb.org j’ua tregon në vijim.

Përse duhet ta përdorni

Rigoni njihet për vetitë e tij antibakteriale që largon bakteret dhe infeksionet e ndryshme që mund të prekin trupin 

Për thonjtë e infektuar

Për të larguar infeksionet fungale nga thonjtë tuaj mjafton të përzieni gjysmë gote me kripë të trashë me një filxhan kafe sodë buke në një legen me ujë të vakët dhe zhysni këmbët apo duart në të. 

Lërini të qetësohen për 20-30 minuta e më pas thajini ato me një peshqir.

Merrni pak vaj rigoni në duar dhe lyeni me kujdes të gjithë zonën ku keni infeksionin.

Në mënyrë që thonjë tuaj të shërohen plotësisht mundohuni që të mos kenë lagështi dhe t’i lyeni me vaj rigoni 3 herë në ditë. 

Kundër zbokthit dhe skalpit të thatë 

Hidhni në duar  2-3 pika vaj rigoni, fërkojini mirë dhe masazhoni me to kokën me lëvizje rrethore.

Sipas dëshirës mund të shtobi edhe disa pika vaj bajamesh, kokosi apo ulliri. 

Lëreni këtë masë të veprojë në kokën tuaj për 45 minuta e më pas shplani flokët me shampo.

Gjithashtu mund të hidhni 2-3 pika vaj rigoni në shampon tuaj dhe ta masazhoni kokën disa minuta rradhazi teksa lani flokët. 

Për flokë të butë 

Mjafton të përzieni në një gotë me ujë 1-2 lugë gjelle rigon të thatë dhe 1 lugë gjelle ekstrakt vanilje. 

Këtë masë ngroheni për 45 sekonda ose për 30 sekonda në mikrovalë dhe lëreni të ftohet. 

Hidheni masën në një shisha me spruco dhe spërkasni flokët pasi të dilni nga dushi. 

Këtë trajtim duhet ta ruani tëmbyllur në frigorifer për jo më shumë se 1 javë./AgroWeb.org

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button