Ariu ‘vetëftohet’ për drekë, godet gruan dhe largohet
Një incident i pazakontë ka ndodhur në një restorant në Nuevo León të Meksikës, kur një ari u shfaq papritur dhe ndërpreu drekën e një çifti.
Ngjarja, e cila është regjistruar në video dhe është bërë virale në rrjetet sociale, tregon momentin kur ariu i afrohet çiftit të ulur në tavolinë.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është që gruaja mbeti e qetë dhe nuk bëri asnjë lëvizje, në përpjekje për të mos e provokuar.
Gjithçka merr një kthesë kur kafsha e godet gruan në fytyrë, por fatmirësisht pa pasoja serioze.
Në skenë shihen edhe dy punonjës të hotelit, të cilët përpiqen të largojnë ariun nga klientët.
Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën në këtë zonë të Meksikës, ku i fundit ishte vetëm një javë më parë.
Ariu u fut në një shtëpi, por dhe në atë rast nuk lëndoi asnjë person./Pamfleti