ShowBiz

Rrëfeu për dhunën në familje, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit pritet të hyjë sonte në shtëpinë e Big Brother

Mbrëmja e sotme premton surpriza në ‘Big Brother VIP Kosova’.

Një prej banoreve, Drenusha Latifi, e cila bëri bujë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, pasi e akuzoi për dhunë fizike, do përballet me këtë të fundit.

Moderatorja e ‘Big Talk’ ka konfirmuar se Atilla do të jetë pjesë sonte e ‘BBVK 3’.

“T’u jap një informacion ekskluziv, sot na pret një prime i jashtëzakonshëm, një ndër ngjarjet mundet me qenë edhe Atilla që mundet me ardhë dhe me jap atë anën e tij se ç’ka ndodhur pak a shumë me Drenushën, me pas një ballafaqim mes dyshes. Edhe me fëmijët, mundet me qenë edhe Atilla”, tha moderatorja e Big Talk në Kosova Today.

Madje, ajo hodhi dyshimet se mund të ketë ballafaqim edhe me Rrezin, banorin me të cilin Drenusha është parë e afërt me të.

Theksojmë se disa muaj më parë, këngëtarja e njohur zbuloi se ka qenë viktimë e dhunës në familje. Ajo publikoi disa fotografi, me anë të të cilave tregoi dhunën e ushtruar nga tashmë ish-partneri./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button