Vendi

Përfundimi i punimeve, ARRSH: Nga 5 nëntori mbyllet tuneli i Llogorasë

Tuneli i Llogorasë, në Vlorë do të mbyllet duke nisur që nga data 5 nëntor, me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për dorëzimin e plotë të këtij projekti.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) kërkoi mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës.

Në një njoftim, ARRSH bëri të ditur se punimet po kryhen pas përfundimit të sezonit veror ku hapja e Tunelit të Llogorasë, lehtësoi qarkullimin e mjeteve si dhe shkurtoi kohën e udhëtimit.

Tuneli i Llogorasë u hap më 5 korrik të këtij viti, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve drejt Rivierës dhe duke shkurtuar kohën e udhëtimit në 8 minuta nga 40 minuta./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button