Cili konsiderohet momenti më i keq në 24 orë
Koha më e keqe e ditës korrespondon me një moment specifik: Ora 5 e mëngjesit. Studiuesit nga Universiteti i Miçiganit dhe Dartmouth Health, një rrjet strukturash dhe shërbimesh shëndetësore në Neë Hampshire (SHBA), ekzaminuan aktivitetet e mbi 2600 praktikantëve mjekësorë për të kuptuar se si alternohen ciklet e humorit.
Për këtë ata përdorën pajisje wireless dhe të veshur që monitoronin një sërë parametrash si numrin e hapave, lëvizjet e kryera, rrahjet e zemrës apo cilësinë e gjumit.
Të dhënat e mbledhura gjatë një periudhe dyvjeçare, së bashku me vetë-raportimet, treguan se cikli i humorit arrin pikën më të ulët rreth orës pesë të mëngjesit, pavarësisht nga ora kur zgjoheni, dhe pika më e lartë rreth orës 17:00.
Mungesa e gjumit gjithashtu i bën ndryshimet e humorit më intensive, duke përkeqësuar humorin tuaj gjatë gjithë ditës.
Prandaj, për dikë që qëndron zgjuar gjithë natën, agimi mund të jetë edhe më dëshpërues sesa për dikë që sapo është zgjuar. Sipas shkencëtarëve, humori ynë ndjek ritmin e diktuar nga ora e brendshme, ndikimi i së cilës rritet nëse qëndrojmë zgjuar më gjatë.