Arrestimi i pedagogëve te “Aleksandër Xhuvani”/ KAOS në Fakultetin e Shkencave Sociale në Elbasan, stafi akademik me mungesa
Këto arrestime kanë sjellë një boshllëk të madh në rradhët e stafit akademik
Një situatë kaotike është krijuar në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan pas arrestimit të një grupi prej 7 pedagogësh, të cilët dyshohet se kanë konsumuar veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë detyra publike”. Këto arrestime kanë sjellë një boshllëk të madh në rradhët e stafit akademik, duke vështirësuar zhvillimin e procesit mësimor në të gjitha departamentet.
Drejtuesit e universitetit dhe fakultetit nuk kanë dhënë asnjë shpjegim zyrtar për situatën e krijuar pas operacionit policor “Teza”, që ka arrestuar pedagogë si asnjëherë më parë në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Po ashtu, ende nuk është zhvilluar një analizë paraprake për pasojat e këtyre arrestimeve, dhe mungon një reagim publik për të dënuar fenomenin e korrupsionit në arsim.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka caktuar një seancë për “Vleftësim arresti dhe caktim mase sigurie” për të martën e kësaj jave. Një nga pedagogët e arrestuar është Ornela Bilali, e cila jep lëndën “Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme”.
2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
6. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
7. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
8- Gazmend Hodaj,sekser.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes 31 vjeçe e cila kishte kaluar në të gjitha provimet e sezonit të vjeshtës duke korruptuar pedagoget nëpëmjet një sekseri .
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për një rast të shpërdorimit të detyrës duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe me qëllim për të përfituar shuma parash, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Teza”.
Sipas Prokurorisë pedagogët kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi Gazmend Hodaj.
Nga kontrolli në zyrat e pedagogëve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe tezat e provimeve të studentes dhe dokumenta të tjera në lidhje me rastin korruptiv .Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për disa veprat penale./gsh