Shëndet

Sëmundjet e veshkave, ushqimet me kalium që duhen shmangur patjetër

Sëmundjet e veshkave, ushqimet me kalium që duhen shmangur patjetër. Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave, duhet të tregohen dorështrënguar me konsumin e kaliumit.

Sipas të dhënave  veshkat e kanë të pamundur të përpunojnë këtë mineral siç duhet. Një gjë e tillë shkakton akumulimin e tepërt të tij në gjak.

Ushqimet e pasura me kalium që duhen shmangur

Nivelet e larta të kaliumit në organizëm mund të shkaktojnë probleme serioze shendetësore.

Këtu përfshihen çrregullimet e rrahjeve të zemrës, kontraktime të muskujve e të tjerë.

Mungesa e këtij minerali nga ana tjetër i dobëson ndjeshëm muskujt.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave duhet të kufizojnë ose shmangin një sërë ushqimesh.Disa prej tyre janë arrorët, fasulet, legumet, patatet, bananet dhe shumicën e produkteve të bulmetit.

Në këtë listë përfshihen edhe avokado, ushqimet e kripura, të shpejta, të përpunuara, drithërat e plota, spinaqi, pjepri dhe lëngjet e perimeve.

Ushqimet me pak kalium që duhen konsumuar më shumë

Ushqimet që përmbajnë pak kalium, konsiderohen një alternativë më e sigurtë për njerëzit që vuajnë nga veshkat.

Ekspertët thonë se një regjim ushqimor me kufizime të kaliumit nënkupton konsumin e vetëm 2000 mg të këtij minerali në ditë.

Prostatiti largohet, kthehet potencë e qëndrueshme! Provojeni

Lehtëson simptomat e prostatitit shpejt dhe sigurt!

Sipas të dhënave, ushqimet me pak kalium përfshijnë mollët,  frutat e pyllit, rrushi, ananasi, shalqini, shpargu dhe brokoli.

Nuk përjashtohen as karrotat, lakra, kastraveci, orizi i bardhë, kungulleshkat e njoma dhe kungujt.

Megjithatë duhet të tregoni kujdes sepse nëse hani më shumë se një racion, do të dyfishoni sasinë e kaliumit në organizëm.

Sëmundjet kronike të veshkave

Sëmundjet kronike të veshkave konsiderohen si pikënisja e humbjes graduale të funksionit të plotë të veshkave.

Këto sëmundje shkaktohen ndër të tjera edhe prej tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit.

Në fazat e para të sëmundjes, pacienti mund të përjetojë lodhje, dobësi, enjtje të kyçeve, vështirësi në frymëmarrje, të përziera.

Njerëzit e prekur nga këto sëmundje duhet të tregojnë përkushtim dhe vigjilencë në konsumin e kaliumit.

Ata duhet të konsultohen me një mjek dhe dietolog për të përcaktuar regjimin më të përshtatshëm ushqimor për këtë sëmundje../AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button