Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Morinë, arrestohet 24-vjeçari nga Kosova
I riu duke drejtuar automjetin e tij në autostradë, ka përplasur një 57-vjeçar
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Milot-Morinë, ku një automjet përplasi për vdekje një këmbësor.
Në pranga ka rënë Jeton Selimi, 24 vjeç, banues në Kosovë, i cili shkaktoi aksidentin. Selimi duke drejtuar automjetin e tij në autostradë ka përplasur një 57-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Policia ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
J.S., 24 vjeç, banues në Kosovë është vënë në pranga nga policia rrugore për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Pasditen e së premtes, duke drejtuar automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”24-vjeçari ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën./gsh