Ndodh për herë të parë në histori, gjyshja 80-vjeçare konkuron për ‘Miss Universe’
Në një lëvizje novatore, konkursi i Miss Universe ka thyer kufizimet e tij të moshës dhe fokusin në bukurinë sipërfaqësore, duke hapur derën për pjesëmarrësen 80-vjeçarja nga Koreja. “Bukuria nuk njeh moshë”. Ky është mesazhi i konkursit të Miss Universe të këtij viti, i cili paraqet konkurrenten më të vjetër të këtij eventi.
“Pasi pashë që konkursi i Miss Universe nuk ka kufi moshe, thashë po marr pjesë në këtë. Kështu, u dërgova foto. Pra, ndihem shumë e lumtur”-tha Choi Soon-hwa. Si një nënë dhe gjyshe që tani po ndjek karrierën e saj si modele dhe që kandidoi së fundmi si kandidate për Asamblenë Kombëtare, Choi, me veprimin e saj, u ka dhënë një mesazh të moshuarve të tjerë që të ndjekin ëndrrat e tyre.
“Me talentin tuaj, shkoni në vendin ku mund të gjeni besim, dilni jashtë shtëpisë kudo që dëshironi për të marrë pjesë në aktivitete shoqërore, në mënyrë që shoqëria e moshuar të jetë më aktive,”-tha Choi. Të kritikuar prej kohësh për mospërputhjen me kohën, organizatorët e Miss Universe hoqën shumë kufizime për moshën, martesën dhe amësinë që nga ky vit.
“Meqenëse shumë kufizime si kufiri i moshës janë hequr, që nga ky vit, më shumë pjesëmarrës mund të marrin pjesë në konkurs dhe tani janë aplikuar më shumë standarde për bukurinë e grave”-tha Kim Sung-shin, një konkurrente në Miss Universe.
/Pamfleti