Bota

I dashuri ia DHUNONTE vajzën dy vjeçare dhe e fuste në dush të ftohtë, nëna bashkëpunon me 24-vjeçarin dhe vret fëmijën e saj!

Të dy mohojnë vrasjen e vajzës së vogël të pambrojtur,..

Një nënë e cila dyshohet se e futi vogëlushen e saj të vdekur në një karrocë për ditë të tëra, tha në gjykatë se si partneri i saj e kishte dhunuar vajzën dhe e kishte detyruar të mbante syze dielli për të fshehur mavijosjet në fytyrë. Chelsea Gleason-Mitchell dhe Scott Jeff dyshohet se u kapën në CCTV duke vizituar një bar dhe dyqane me trupin e dy vjeçares Isabella Wheildon pasi ajo vdiq nën kujdesin e tyre.

Të dy mohojnë vrasjen e vajzës së vogël të pambrojtur, megjithëse Gleason-Mitchell ka pranuar se ka lejuar vdekjen e vajzës së saj. Patologët kanë thënë se frakturat e shumta që Isabella pësoi në legen para se të vdiste, mund të ishin shkaktuar vetëm me ‘forcë të konsiderueshme’ dhe ishin të krahasueshme me lëndimet nga një aksident automobilistik.

Gleason-Mitchell, 24 vjeçe, përshkroi se si e kishte parë vajzën e saj duke u gjakosur nga zona e saj gjenitale ndërsa ishte shtrirë në peshqirin e saj. E pyetur nëse Jeff mund të kishte shkaktuar lëndime të tmerrshme, ajo tha: “Kam parë që ai e godiste vazhdimisht në atë zonë dhe e godiste me grusht. Ishte më shumë se një herë.” Tre ditë para se Isabella të vdiste e pandehura tha se ishte e shqetësuar se diçka e keqe do t’i ndodhte për shkak të sa herë ishte sulmuar.

Një videoklip nga telefoni i Jeff-it tregontë atë duke ndërvepruar me dy vjeçaren teksa ishin ulur me Gleason-Mitchell në zyrën e banimit të një këshilli. Ai dëgjohej duke i thënë: ‘Do të të godas me thikë… A dëshiron që babi të të japë një thikë?’ Gleason-Mitchell pohoi se e kishte parë gjithashtu duke bërë një gjest me armë ndaj vajzës së saj.

Gleason-Mitchell tha se ajo kishte një lidhje tre-mujore me Jeff-in në 2019-ën, e cila përfundoi. Më pas ajo u takua me Thomas Wheildon në dhjetor 2019 dhe shpejt mbeti shtatzënë me Isabella. Çifti u nda në maj të vitit të kaluar dhe debatet që pasuan çuan në një incident me një armë zjarri. Ajo tha se Jeff filloi të abuzonte fizikisht me vajzën e saj kur ata u transferuan në një hotel në qytet. 

Jeff gjithashtu e vendosi Isabelën lakuriq në dush të ftohtë si ndëshkim dhe e shkelmoi dhe e goditi në fytyrë kur ai ‘nuk ishte në humor të mirë’ sepse ‘kishte nevojë për drogë’. Çifti u zhvendos më pas për të qëndruar në një tendë në plazh në Caister-on-Sea. Gleason-Mitchell tha se vuri re se vajza e saj kishte një ‘mavijosje të verdhë’ në faqet e saj, si dhe shenja në të dy duart dhe krahët e saj.

Abuzimi i supozuar vazhdoi kur ata u zhvendosën përsëri, këtë herë në parkun e afërt të pushimeve Wild Duck. Policia e zbuloi vajzën e mbuluar me batanije në një banjë në njësinë e të pastrehëve pasi mori një lajmërim nga një mik i Gleason-Mitchell, të cilit i ishte thënë në një telefonatë se ajo kishte vdekur. Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se përveç legenit të thyer ajo kishte dy brinjë të thyera, mavijosje të shumta dhe lëndime të indeve të buta./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button