Zbulohet data e fillimit të Big Brother Vip, çfarë do të ndodhë me opinionistët?
Ndërkohë që po transmetohet Big Brother Kosova, po bëhet gati edhe Big Brother Vip Albania. Sipas burimeve tona Ledjon Liço, i cili është edhe moderatori, tashmë i konsoliduar i shfaqjes reality, ka kërkuar që data e nisjes të jetë 10 dhjetor, por kjo është e pamundur, pasi nuk mbarojnë dot të gjitha përgatitjet në atë datë.
Mësohet se si datë përfundimtare do të jetë 20 dhjetori. Big Brother Vip Albania, edicioni i katërt do të ketë të njëjtët organizator dhe staf, ndërsa janë me pikëpyete opinionistët.
Me ardhjen e Elvis Naçit në Top, nuk dihet nëse do jetë ende Arbër Hajdari në pozicionin e mëparshëm. Sidomos pasi Arbana Osmani është imazh i njërit prej bizneseve të vjehrrit të tij.
Për Ori Nebijajn as që bëhet fjalë të jetë sërish, sidomos pas dështimit të fundit. Deputetja simpatike nuk do të ketë më mundësi të reklamojë orat e shtrenjta, edhe pse është shoqe me Grida Dumën dhe kjo e fundit shumë e afërt me pinjollen Lori Hoxha.
Egla Ceno aspiron të jetë opinioniste dhe një gjë të tillë e shprehu edhe në profilin e saj të Instagramit, duke çuar kështu ‘një fjalë në vesh’ të producentëve.
Përsa i përket Zhaklin Lekatarit, aktivistja është në të njëjtin pozicion, por tek ‘Përputhen’.
Sonila Meço thuhet që do jetë sërish tek ‘Ferma Vip’ si opinioniste, por ndoshta me ndonjë ofertë të mirë, mund të rikthehet tek Top-i. Nuk do ishte çudi që, nëse Einxhel Shkira do ‘shkëlqente’ tek ‘Goca dhe Gra’, ta fusnin si opinioniste tek Big Brother. Kështu mund të shpjegohet edhe ‘karshillëku’ që i bëri Olsa Muhametit kur e zgjodhën në të njëjtin pozicion tek Big-u i Kosovës.
Gjithsesi, sipas zërave, aspirohet që si opinionistë të jenë dy fytyra të reja. Por deri në dhjetor, shumë emra do ‘hidhen në tavolinë’. /Pamfleti