Life Style

Shokuese/ Drenusha Latifi nxjerr ‘blof’ produksionin e Big Brother Kosova: Besforti pi drogë tri herë në ditë

Një nga banoret e Big Brother Vip Kosova, Drenusha Latifi, ka bërë një deklaratë shokuese, duke ngritur dyshime se një prej konkurrentëve në shtëpi është përdorues i substancave narkotike.

Gjatë një bisede me një tjetër konkurrente, Bay T, Drenusha tha se aktorin Besfort Daka konsumon në shtëpinë e BBV tre herë në ditë këto substanca.

“Ka tri herë në ditë e pi’, është shprehur ajo gjatë bisedës me Bay T.

Po ashtu, Drenusha ka treguar se Besfortin e njeh prej 15 vitesh, dhe se është takuar me të edhe para nisjes  së BBV, ku siç thotë ajo, e ka parë në gjendje të keqe.

“S’e kam parë që 15 vjet. Unë i kam thënë kështu nuk të njoh. Nuk ka lidhje me këtë punë. Para se me hy, e kam parë që është shumë keq”, tha ajo.

Drenusha Latifi: Ai djali vetëm normal nuk është.

Bay T: Mendoj se është në ndikimin e këtyre gjërave (aludohet për substanca narkotike).

Drenusha Latifi: Ka tri herë në ditë e pi.

Bay T: Për atë e thërrasin shpesh.

Drenusha Latifi: Ia kanë lënë dje aty, e kanë harruar, najkush që nuk ka qenë shumë. Kur po e shoh unë, tri lloje. Tani po i them shiko se ku paska.

Bay T: E kam ditur.

Drenusha Latifi: Unë e njoh shumë ndryshe. Shumë moti. Se kam parë që 15 vjet. Unë i kam thënë kështu nuk të njoh. Nuk ka lidhje me këtë punë. Para se me hy, e kam parë që është shumë keq./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button