Life Style

SHBA shpall “non grata” Noizyn!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë refuzuar vizën reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy.

Reperi u përfshi pak muaj më parë në një incident të dhunshëm ndaj Tiktok-erit Medi Isenit. Ai u arrestua dhe pas disa kohësh u la i lirë pasi pagoi një shumë prej 50 mijë euro si garanci për lirimin e tij.

Por duket se kjo çështje i ka hapur probleme Noizy-t. Ai nuk lejohet të hyjë në SHBA për shkak të rastit penal, i cili është i hapur në Kosovë. Sipas mediave, Noizy u përpoq të udhëtonte për në SHBA nga Greqia, por ndalimi i hyrjes ishte rezultat i akuzave që e rëndojnë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

Me keqardhje ju njoftoj se nuk do jem prezent në turneun e Amerikës këtë rradhë, problemi ishte tek vizat. Gjithsesi uroj që shumë shpejt të jem pranë jush”, ka shkruar Noizy.

Noizy ishte i përfshirë në rrahjen brutale të Medi Isenit më 2 gusht në Pejë dhe, pas kësaj ngjarjeje, u arratis nga Kosova. Ai u arrestua në Shqipëri pesë ditë më vonë, në Shëngjin, dhe u mbajt në burg deri më 16 gusht, kur Gjykata e Durrësit e liroi atë pas ofrimit të një garancie prej 50 mijë eurosh./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button