Life Style

Fenomeni që ekziston vërtet, çfarë njihet si ‘Sindroma e njeriut të tretë’?

Zakonisht prek njerëzit që vuajnë nga nivele të larta të stresit ose janë në ankth për diçka.

Keni dëgjuar ndonjëherë për “Sindromën e njeriut të tretë” ose “Third Man Syndrome”? Ky është një fenomen që së fundmi është kthyer në mjaft shqetësues. Zakonisht prek njerëzit që vuajnë nga nivele të larta të stresit ose janë në ankth për diçka.

Por mund të vijë edhe në momente qetësie. Ndjesia përshkruhet sikur një person tjetër shfaqet pranë nesh, duke dhënë ndjenjën e komfortit, e herë paralajmërimin se diçka e keqe do të ndodhë.

Disa njerëz thonë se është si një zë i brendshëm ose ndjenjë që nuk e “heq dot qafe”. Të tjerë besojnë se u shfaqet një person i veshur me një “dritë verbuese”. Ka një sërë përjetimesh për këtë ndjesi, nga ato psikologjike e deri te spiritualet.

Gjithsesi ekziston edhe një poemë e titulluar “The Waste Land” që erdhi si frymëzim i eksperiencës së Ernest Shackleton, një eksplorues irlandez që shkoi për ekspeditë në Antarktidë në vitin 1916. Pasi anija e tij u ngri, ai dhe dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit ecën për 36 orë mbi akullnaja. Gjatë asaj kohe, secili nga tre burrat kishin atë ndjesinë që një person i katërt ishte me ta. Kështu T.S. Elliot shkroi poemën e tij, insipiruar nga ky fenomen:

Kush është personi i tretë që ecën gjithnjë krah teje?
Kur numëroj, jemi vetëm unë dhe ti bashkë
Por kur shikoj së largu në rrugën e bardhë
Është gjithnjë një tjetër që ecën krah teje…

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button