Lajme

24-vjeçarit i shpërth*u eksplozivi në dorë dhe humbi jetën, ja kush ishte objektivi i të riut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan.

Një 24-vjeçar ka humbur jetën, teksa po i vendoste eksploziv një makine.

Lënda plasëse ka shpërthyer në duar duke i sjellë dëme të mëdha në trup dhe për pasojë humbjen e jetës.

Ndërkohë mësohet se objektivi i 24 vjeçarit ka qenë Renato Cepa, makinës së të cilit 24 vjeçari po i vendoste eksplozivin.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital.

Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button