Rajoni

Prishtinë, vëllai vret vëllanë me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Prishtinë. Mediat vendase raportojnë se pas një konflikti mes tyre, një person ka vrarë me thikë vëllanë e tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Kompleksin “Ramiz Sadiku” të kryeqytetit të Kosovës. Viktima nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra nga sulmi. 

Autori i ngjarjes është vënë në pranga. Mediat në Prishtinë raportojnë se edhe autori po trajtohet në QKUK.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla i ka thënë Klan Kosova se gjendja e tij aktualisht është stabile.

Një i lënduar me armë të ftohtë është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, për momentin janë duke iu kryer ekzaminimet e duhura. Gjendja është stabile”, – është shprehur ai. 

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë. /SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button