Vendi

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, njihuni me parashikimin e motit për sot

Aktviteti masave ajrore të thata me origjinë perëndimore do të bëjë që vendi ynë ditën e sotme të vijojë me kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësirat kalimtare.

Era për pjesën më të madhe të ditëve do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 2-7 m/s ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-15m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3ballë.

Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina do të jetë prezente në orët e para të ditës kryesisht në zonat luginore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 21 °C,

në vendet e ulëta: 12 / 23 °C,

në vendet malore: 7 / 18 °C./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button