Nga martesa te frika nga vetmia/ Rrëfehet Spartak Ngjela: Peng që nuk bëra një atentat ndaj…
Spartak Ngjela ishte i intervistuari në rubrikën “Në shtëpinë e…” në emisionin “Goca & Gra”.
Në intervistën e tij, avokati Ngjela u ndal në disa tema të ndryshme, nga ato politike te jeta e tij personale.
Si një njohës i mirë i politikës dhe ish i burgosur, si e komenton arrestimin e Ilir Metës?
Nuk ka lidhje me atë regjim që ka kaluar. Regjim demokratik. Atëherë ka qenë goditje politike, jo goditje ordinere. Policisë nuk i kundërshtohet, sepse ligji thotë po i kundërshtove, ajo do ushtrojë dhunë. Ne nuk e dimë tani a ka kundërshtuar Meta, apo s’ka kundërshtuar. Nëse ka kundërshtuar, ata do krijonin një farë presioni të dhunshëm, sepse ia kërkon ligji.
Sipas teje, a do të ketë arrestime të tjera dhe kush e ka radhën?
Mua do më pyesësh: ‘Kush mendon se do të lirohet këtë javë?’, sepse për arrestime unë s’flas fare, se jam avokat. Mos e merrni shumë seriozisht politikën.
Si do ta përshkruaje politikën shqiptare me një fjalë?
Nivel i ulët.
Një emër gruaje që do ta transformonte politikën shqiptare, nëse do të kishte më shumë pushtet.
Margaret Thatcher. Po të kemi një Margaret Thatcher natyrisht që ndalon mos-zhvillimin dhe krijon zhvillimin në Shqipëri. Por s’ka ardhur ende.
76 vite jetë, cili është pengu yt më i madh?
Pengu ishte se pse nuk bëra një atentat kundër diktatorit. Por e mendova vonë (qesh). E mendova pasi isha arrestuar.
A ke frikë nga vetmia?
Jo. Përkundrazi, vetmia është me shprehjen e latinëve të mëdhenj: ‘O vetmi, o e vetmja lumturi’, thonin njerëzit e mëdhenj.
Pse nuk u martove kurrë?
Kjo ka qenë filozofia ime. Ishte në filozofinë e viteve ’70, nuk e pranonin martesën. Po u martove, do mendosh se divorci do të shkatërrojë.
Sa herë je dashuruar?
Mund të jetë 2. Ç’rëndësi ka ajo?! Pastaj ju duhet të kuptoni një gjë, unë nuk jam me dashurinë statike. Njeriu bën dashuri dhe me një tryezë, pa e prekur fare. E thashë këtë dhe s’dua të zgjatem më tepër sepse do mërziten njerëzit.
Je penduar që nuk je bërë baba?
Më ka shkuar mendja, por fëmija pa martesë është pa vlerë.//TCH