Më thuaj çfarë shenje je, të të them si të vishesh në vjeshtë
Me ardhjen e vjeshtës, njerëzit marrin edhe veshjet e reja, komode dhe me nuancat e duhura, ne të gjithë jemi gati të transformojmë garderobën. Si thoni për një stil të udhëzuar nga yjet?
Tendenca sipas personalitetit tuaj dhe këtë e zbulon astrologia Lisa Stardust, e cila ka folur për “Instyle”. Pavarësisht nëse jeni një Dash pasionant apo Virgjereshë e përmbajtur, ka një katalog veshjesh dhe stili gati për ju dhe sezonin e ri në prag. Mos harroni, pamjen tuaj të re për në vjeshtë e kanë “përshtatur” yjet dhe kozmosi. Bëhuni gati të shkëlqeni!
Dashi – E kuqe, nga koka tek këmbët
Dashi pëlqen të “digjet” në shkëlqim dhe guxim. E kuqja do të jetë një nga ngjyrat më IN të sezonit për këtë shenjë të zodiakut.
Demi – Veshje me ngjyra dhe printe
Me kokëfortësi stili që vjen me printim lulesh dhe ngjyrash, Demi do të dominojë në vjeshtë me pëlhura të ndryshme si kadife, mëndafsh, saten dhe lesh.
Binjakët – Një uniform shkolle si tendencë
“Gossip Girl” godet në shenjë për vajzat e lindura në këtë shenjë. Më stilin e intelektualeve që frymëzohen nga uniformat e shkollave, tendenca për vjeshtën do të jetë në një version më modern dhe elegant.
Gaforrja – Komoditeti si kryefjalë stili
Gaforret pëlqejnë rehatinë! Një shall i trashë dhe stil oversize do duket si një model që të çon në atmosferën e prakticitetin e shtëpisë.
Luani – Stil i viteve ‘80
Luanët pëlqejnë të tërheqin vëmendjen sa herë që munden. Këtë vjeshtë, një fustan i frymëzuar nga vitet ‘80 plot shkëlqim do të sjellë vëmendjen e dëshiruar.
Virgjëresha – Fruda në pjesën e belit
Virgjëreshës i pëlqen të nxjerrë në pah pjesët kryesore të trupit. Rikthimi i trendit të frudave tek beli është ajo që do të dominojë stilin tuaj.
Peshorja – Përqafoni stilin romantik
Dantella të zeza, kadife dhe lule të errëta, vajzat e lindura në këtë shenjë “vdesin” për pak romancë, madje të përkthyer edhe në stilin e veshjes.
Akrepi – Orientim drejt lëkurës
Kur bëhet fjalë për të përqafuar stilin dhe sensualitetin, të lindurit nën këtë shenjë dinë si ta përcjellin. Veshjet e lëkurës në vjeshtë do të jenë zgjedhja për të gjitha gocat Akrep.
Shigjetari – Ndërthurje printesh
Shigjetari aventurier nuk ka frikë të jetë i guximshëm në zgjedhjet e modës. Ata do të veshin çdo gjë që u duket e drejtë pavarësisht modës dhe stilit me ngjyra, printe që do të jetë dominues në vjeshtë.
Bricjapi – Me stilin e një kostumi të qepur
Si CEO i zodiakut, kjo shenjë do të zgjedhë veshjet e stilit të biznesit, pavarësisht nëse kanë dalë me miqtë ose janë në një takim në zyrë.
Ujori – Prekje metalike dhe ngjyra
Ujori është krijues dhe i apasionuar pas teknologjisë. Një arsye më shumë ngjyra, çanta metalike dhe çizme të argjendta.
Peshqit – Veshje me rrjetë
Rrjeta mund të duket si një material veror në veshje, por ndoshta nuk keni pyetur një peshk. Një pëlhurë e pastër, një fund i gjatë prej materiali rrjetë do të jenë kryefjala e stilit në vjeshtë.
/Pamfleti