ShowBiz

“Je histerike”, Olta Gixhari nuk përmbahet përballë Arias 

Në spektaklin e Big Brother Kosova, mbrëmjen e djeshme, duket se debatet nuk kanë munguar. Jo vetëm mes banorëve por dhe mes opinionistëve dhe banorëve.

Ka qenë opinionistja Olta Gixhari ajo që e pyeti Arian se si iu duk vetja në klipin e saj bashkë me Gresën, një video e cila përfshin një gjuhë degraduese, plot ofendime dhe debate të ashpra mes dy vajzave.

Në këtë kontekst, Olta theksoi shqetësimin e saj për sjelljen e Arias, duke e quajtur atë histerike.

“Unë pashë në atë video që ti e ke ofenduar dhe bullizuar Gresën. Mendoj se deri tani, ti je bullizuesja më e madhe në këtë shtëpi,” deklaroi Olta.

Madje, në një moment të diskutimit, Olta shprehu mendimin e saj si opinioniste, duke thënë se po të ishte “Vëllai i Madh”, Aria do të ishte përjashtuar menjëherë nga emisioni për sjelljen e saj./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button