Lajme
Zihen plakat në Bilisht, përfundon në spital njëra prej tyre
Një konflikt ka ndodhur mes dy të moshuarave në Bilisht. Raportohet se njëra prej tyre dyshohet se i ka hedhur solucion në sy tjetrës.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa burime të sigurta raportojnë se e dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
65-vjeçarja, e cila është shoqëruar në komisariatin e Devollit, thuhet se ka probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht po merret në pyetje nga ana e policisë lidhur me ngjarjen./OraNews