Temperatura deri në 26 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të Shqipërisë. Orët e pasdites sjellin përmirësim të kushteve atmosferike, duke sjellë intervale të gjata kthjellimesh dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin.

Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët./OraNews