Reagimi epik i Rezit kur pyetet nga publiku nëse e ka menduar Gresën për grua
Darka e të nominuarve në Big Brother VIP Kosova 3 nisi me tensione e me debate ndërmjet konkurrenteve.
Por mes këtyre nuk mund të themi që nuk pati edhe disa çastë gazmore për shkak të pyetjeve që u bënë nga publiku.
Një e tillë iu bë edhe aktorit të humorit, Rezart Veleshnjës, në lidhje me Gresa Gashin.
“A e ke menduar ndonjëherë Gresën si gruan tënde potenciale të ardhshme”, ka qenë pyetja.
“Në të gjithë këto ditë të them të drejtën, Gresa ka qenë jo vetëm e imja por e të gjithë çunave këtu duke qenë se kanë kaluar ditët limitet ngaqë zbulohet shumë dhe nxjerr këmbët dhe meshkujt nuk kanë çfarë të bëjnë dhe hedhin sytë nga Gresa, nuk ka qenë vetëm e imja por edhe madje e ke edhe pashain aty”, tha ai teksa në një moment mbeti i shokuar.
Rezi tutje tha: “Të gjithë të kanë menduar ty sepse meshkuj jemi dhe kemi nevoja biologjike dhe me veprimet që ti ke bërë të them të drejtën prandaj dhe është bërë dhe pyetja, se kanë parë videot”.
E krejt në fund pas të qeshurave, Veleshnja deklaroi se nuk e ka menduar kurrë këtë. /Telegrafi/