Përse po mundohesh me ndreq imazhin brenda shtëpisë, kur e ke prishur jashtë”, Vullnet Krasniqi me përgjigje interesante
Shtatë banorët e nominuar të Big Brother VIP Kosova 3 janë së bashku në ‘Darkën e të Nominuarve’ për t’iu përgjigjur pyetjeve të publikut.
E një pyetje interesante iu bë edhe gazetarit Vullnet Krasniqi, së cilës nuk hezitoi t’i përgjigjej.
“Përse po mundohesh me ndreq imazhin brenda shtëpisë, kur krejt e ke prish jashtë”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
“Sepse jashtë unë jam gazetar, dhe jam gazetar i cili mirrem me krim me politikanë me njerëz që korruptohen dhe unë me ta nuk mund të bëj. Këtu nuk jam si gazetar, jam si Vullnet”, u shpreh ai.
Tutje banori theksoi: “Unë jam ky. Jashtë kur do të dalë prapë do të jem shumë i keq”.
Vullneti këtë kohë të Big Brother ka treguar një anë tjetër krejtësisht të tij, atë që nuk dihej më parë.
Pavarësisht kësaj, ai u përfshi në debate me disa nga konkurrentët e tjerë për çështje të ndryshme. /Telegrafi/