POP NEW

Të gjithë mund të shikojnë biçikletat, por një prej tyre ka edhe zilen që duhet të zbuloni brenda 12 sekondave

Në një tjetër iluzion intrigues optik, krijuesit ju bëjnë të vrisni mendjen për të gjetur një zile biçiklete mes mjeteve të shumta me dy rrota në figure.

Biçikletat shumëngjyrëshe tërheqin shikimin tuaj por ata me inteligjencë më të lartë mund të shikojnë dhe zilen e fshehur mes tyre brenda 12 sekondave.

Të tjera objekte hutuese si kokore dhe shishe uji janë vendosur për ta bërë më të vështirë pikasjen e objektit të kërkuar.

Teste të tilla vënë në provë aftësinë truaj për të procesuar volumin e lartë të informacioni viziv, si dhe aftësinë e përqendrimin nën presion, që në këtë rast është koha e përcaktuar për zgjidhjen.

Krijuesit thonë se imazhe të tilla quhen ‘iluzione optike’, që do të thotë se përveç elementeve të dukshme, ka dhe të tjera që duhet ca kohë e përpjekje për të pikasur.

Sfida këtu është pikasja e ziles tringelluese të fshehur thuajse në mënyrë të përkryer në skenën e paraqitur.

Nëse e zbuloni ose nëse nuk keni durim të studioni më tej, në fotogalerinë e mëposhtme do të gjeni përgjigjen, si dhe të tjera iluzione për të mbajtur aktive vigjilencën tuaj, shkruan The Sun.

/Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button