Në Japoni, pas njerëzve, qentë kanë rritjen më të madhe të jetëgjatësisë
Shprehja “jetë qeni” befas bëhet e pavend në Japoni, një vend ku treguesit e niveleve të mbijetesës së miqve shtëpiakë me katër këmbë vazhdojnë të përmirësohen, në përputhje me pritshmëritë e pronarëve të tyre.
Sipas një sondazhi kombëtar nga Shoqata Japoneze e Ushqimit për Kafshët (JPFA), jetëgjatësia mesatare e qenve në Japoni është rritur me 0,75 vjet nga viti 2010 deri më sot një mesatare që arrin në 14,6 vjet, krahasuar me 13,8 vjet në fillim të vrojtimit.
Sipas organizatës, disa nga faktorët pas rritjes së jetëgjatësisë janë kujdesi më i mirë i pronarit dhe zhvillimet në fushën e të ushqyerit të kafshëve, si dhe frekuenca më e madhe e kujdesit mjekësor.
Veterineri Akiko Fukushima i Qendrës Mjekësore të Kafshëve në Japoni, shpjegon se ”megjithëse ka ndryshime në bazë të racës, moshës dhe faktorëve të tjerë, qentë rriten me shpejtësi në vitet e para të jetës dhe çdo vit më pas është i barabartë me një plakja e njeriut nga katër deri në shtatë vjet”.
Sipas këtij parametri, qentë konsiderohen të moshuar nga afërsisht 10 deri në 12 vjeç për racat e vogla, nga 8 deri në 10 vjeç për racat e mesme dhe nga 6 deri në 8 vjeç për ato më të mëdha.
Sipas statistikave të fundit Japonia ka më shumë kafshë shtëpiake sesa fëmijë nën 15 vjeç, përkatësisht 6.8 milionë qen dhe pak më shumë se 9 milionë mace krahasuar me rreth 14 milionë e gjysmë njerëz të moshës së re.
Madhësia e shpenzimeve për kafshët shtëpiake në Japoni arrin në 2 000 miliardë jen, ekuivalente me 12,3 miliardë euro në vit./OraNews