Bota

E pabesueshme! Kishte dhimbje të forta barku, mjekët i zbulojnë gruas 5 organe shtesë në trupin e saj

Një grua australiane, e cila kishte dhimbje të forta barku, u trondit kur mësoi mbi anomalitë në trupin e saj pasi shkoi të vizitohej në spital.

Fillimisht, mjekët menduan se ajo kishte një tumor në mitër, por më vonë rezultoi që ky supozim ishte e gabuar.

31-vjeçarja Mel Placanica nga Adelaide tha se përjetoi dhimbjet më të rënda të jetës së saj dhe u shtrua në spital për një ekzaminim të detajuar.

Mjekët i kryen një laparoskopi, një procedurë ku futet kamera përmes barkut për të parë gjendjen e organeve. Gjatë këtij ekzaminimi, ajo zbuloi një fakt të jashtëzakonshëm; ajo kishte dy mitra, katër vezore, dy qafa të mitrës dhe një veshkë shtesë.

Mel gjithashtu kishte përjetuar menopauzë të hershme për shkak të kësaj gjendjeje. Më pas, ajo iu nënshtrua një sërë operacionesh për heqjen e disa prej këtyre organeve shtesë, ku iu hoq një mitër dhe dy vezore.

Megjithatë, një tjetër burim i dhimbjes së saj ishte endometrioza, një gjendje që shkakton inflamacion të indit të mitrës, duke sjellë dhimbje të rënda.

Mel theksoi se “një skaner nuk i tregon gjithmonë të gjitha”, pasi rezultatet fillestare nuk i treguan plotësisht anomalitë në trupin e saj./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button