Life Style

Çfarë do ai në shtrat? Me këto këshilla do ta çoni se*sin me partnerin tuaj në tjetër nivel!

Cilat janë gjërat që kërkojnë burrat nga partneret e tyre, që seksi t’i ketë të gjitha këto shije bashkë.

Keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë duan realisht burrat në shtrat? Sigurisht që komunikimi është primari, por ka disa aspekte që janë të përgjithshme tek ata. Ashtu siç mund ta kishit menduar, të gjithë duan diçka sa të ëmbël, aq pikante, me surpriza të herëpashershme. Dhe ja cilat janë gjërat që kërkojnë burrat nga partneret e tyre, që seksi t’i ketë të gjitha këto shije bashkë.

Të marrësh hapin e parë
Burrave u pëlqen të jenë ata që e bëjnë hapin e parë, por është shumë më eksituese për ata kur është partnerja ajo që guxon e para, sepse i bën të kuptojnë se ajo vërtet ka dëshirë. Nëse nuk e tregoni, ata mbeten të pasigurt nëse ju pëlqen apo jo të keni marrëdhënie me ta, e kjo është mënyra më e mirë për t’ia shfaqur!

Të brendshmet seksi
Meshkujt e dinë që ju i vishni të brendshmet seksi për t’i eksituar dhe në ka diçka që ata vërtet e vlerësojnë tek ju, është pikërisht kur e bëni këtë. Edhe pse nuk para i vënë re sepse ato përfundojnë në tokë, nuk ka imazh më të bukur për ta sesa e dashura e tyre me një palë të brendshme superseksi të cilat shumë shpejt do të hiqen.

Lojërat eksituese
Mos i besoni filmat, ku meshkujt duket sikur janë gjithmonë të eksituar, gati për të kryer marrëdhënie. Shumicës së tyre u pëlqen një paralojë e ngadaltë, e cila shpejtohet gradualisht: seksi i mirë për ta duhet t’i përmbajë të dyja: ëmbëlsi dhe egërsi!

Spontaniteti
Është e pamundur që një çift të mos bjerë në një lloj monotonie pas disa kohësh që konsumojnë bashkë marrëdhënie seksuale. Ndaj, është mirë që herë pas here të guxoni. Seks kur sapo jeni bërë gati të dilni, seks pa penetrim; gjërat që i bëni rrallë janë gjithmonë ato që ju rikthejnë dëshirën.

Fjalët eksituese
Është shumë inkurajuese për burrat kur partneret e drejtojnë përmes fjalëve tek ajo çfarë duan.

Të dëgjojë emrin e tij
Asgjë nuk i përfshin më shumë në situatën e nxehtë sesa tingulli i emrit të tyre. Thuajani!

Të jeni e hapur për eksperimente
Çdo mashkull dëshiron që herë pas here të eksperimentojë, dhe shpresojnë që ju të keni po aq dëshirë sa ai për të provuar pozicione apo gjëra të reja. Ai do t’ua shpërblejë!

Sensin e humorit
Jo gjithmonë seksi shkon ashtu siç pritej dhe më e mira është që ta kaloni çdo gjë me humor, e jo të krijoni situata të sikletshme.

Duan t’ju bëjnë të arrini në orgazëm
Jo gjithçka rrotullohet rreth tyre: në fakt, është shumë e rëndësishëm për një mashkull që ta kënaqë partneren e tij. Ndaj është e rëndësishme që të flisni hapur me të lidhur me atë që ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button