Barcelona turpëron Bayernin në Champions, goleadë e Man.City-t
Barcelona ka shkëlqyer mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa kanë mundur të fitojnë me rezultatin e thellë, 4-1 ndaj të Bayern Munich në Champions League.
Një tregolësh nga “ylli” brazilian Raphinha, shoqëruar nga një gol i Robert Lewandowski mjaftoi për t’i dhënë goditjen e “knock out”-it “gjigantëve” të Bundesliga, për të cilët golin e vetëm të sfidës e shënoi “bomberi” Harry Kane.
Fanastik ishte edhe supertalenti spanjoll Lamine Yamal, i cili dhuroi një krosim “magjik” për Raphinha, në momentin kur ky i fundit plotësoi tripletën e tij.
Falë këtij rezultati Barcelona e Hansi Flick ngjitet në kuotën e 6 pikëve në UEFA Champions League dhe tashmë mendon për “El Clasico”-n e së shtunës mbrëma ndaj “Galaktikëve” të Real Madrid, ndërsa “Bavarezët” e Vincent Kompany mbesin në kuotën e tre pikëve.
Transferta zvicerane e Young Boys rezultoi shumë e vështirë për Interin, me ndeshjen që përfundoi 0-1, falë një goli në fund.
Manchester City nuk has aspak vështirësi ndaj Spartës së Pragës, duke fituar 5-0.
Edon Zhegrova ishte protagonist me gol, në suksesin 1-3 të Lille ndaj Atleticos. Buzëqesh Liverpool që kalon 0-1 pengesën e Leipzig./OraNews