“Show” i jashtëzakonshëm në “Santiago Bernabeu” – Real Madrid mposht me përmbysje 5-2 Borussia Dortmund
Real Madrid tregon edhe njëherë se Champions League është kompeticioni i tyre. Skuadra spanjolle përmbysi në mënyrë spektakolare, Borussia Dortmund me shifrat 5-2.
Një “show” i jashtëzakonshëm në “Santiago Bernabeu”, me ekipin e Carlo Ancelotti që përmbysi gjithçka. Avantazhi 0-2 i verdhezinjve u duk se i dha 3 pikëshin Dortmund. Por në të dytën, Real shënoi 5 gola për të koleksionuar pikë të plota.
Fillimisht ishte Rudiger, i cili ngushtoi diferencën në 2-1 në minutën e 60’-të e vetëm 3 minuta më vonë Vinicius Junior barazoi shifrat.
Në minutën e 83’-të u kompletua përmbysja e madhe falë golit të Lucas Vazquez, ndërsa për të vulosur përfundimisht fitoren e “Los Blancos” ishte sërish Vinicius Junior, i cili plotësoi tregolëshin personal në minutat 86′ e 93′
Në ndeshjet e tjera Aston Villa dhe Arsenal kanë fituar lehtësisht sfidat e tyre me rezultatet 2-0 e 1-0. Djemtë e Unai Emery, që triumfuan përballë italianëve të Bologna pas goalve të McGinn e Jhon Duran, ndërsa “Topçinjtë” e Mikel Arteta-s u mjaftuan me autgolin e Riznyk ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk.
Fitore të rëndësishme arritën edhe Sporting Lisbon e Girona. Portugezët trifumuan ndaj Sturm Graz me shifrat 2-0 pas rrjetave të Santos e Gyokeres dhe po me të njëjtin rezultat dolën fitues edhe spanjollët në sfidën ndaj Slovan Bratislava, pas golave të Guiterrez e Juanpe.
“Kokëulër” doli Juventus, i cili cila mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të brazilianit Danilo, që u mund nga gjermanët e Stuttgart, 0-1, pas golit të El Bilal Toure./OraNews