Iu desh të ndalonte xhirimet e skenave se*suale në filmin e ri! Aktorja rrëfen arsyen: Ek*itohesha dhe…
Aktorja Nicole Kidman, ka shpjeguar se iu desh të ndalonte xhirimet e skenave seksuale për filmin e saj të ardhshëm, “Babygirl” pasi eksitohej seksualisht gjatë filmimeve.
Drama, e drejtuar nga Halina Rain, e njohur për filmin “Bodies Bodies Bodies”, ndjek historinë e një CEO të fuqishme, e cila vë në rrezik karrierën dhe familjen e saj për shkak të një marrëdhënieje të paligjshme me një punonjës të ri.
Kidman luan së bashku me Antonio Banderas, i cili luan rolin e burrit të saj dhe Harris Dickinson, i cili luan rolin e punonjësit që i prish jetën.
Në një intervistë për “The Sun”, aktorja zbuloi se skenat me Banderas dhe Dickinson u bënë veçanërisht intensive. “Kishte shumë ndërveprim dhe besim, por edhe zhgënjim.“Ishte sikur, “Mos më prek”, tha Kidman.
Në vazhdim, ajo shpjegoi se në momentet e xhirimit ndihej sikur po arrinte kulmin e saj sepse ishte eksituar seksualisht: “Ka pasur raste kur kam thënë: “Nuk dua më. Mos mu afro,” u shpreh ajo.