POP NEW

“Erdha për punë dhe gjeta burrë”, rrëfimi i moderatores për ‘Ftesë në 5’, flet për partnerin e saj

Në një rrëfim si nuk e keni dëgjuar më parë, Xhilda Luzi, pjesë e ‘Top Channel’ që prej nisjes së këtij sezoni, në ‘Goca dhe Gra’ ka treguar shumë nga jeta e saj.

Me një pasion për violinën, artet, të bukurën dhe çdo lëndë që lidhej me aftësitë komunikuese, Xhilda tregoi se ka dëshiruar gjithmonë të jetë pjesë e televizionit. Por në një takim rastësor punë në ambientet e ‘Top Channel’ edhe pse u paraqit për një vend pune, Xhilda tregoi se u dashurua dhe në fakt gjeti partner.

“Erdha për punë dhe gjeta burrë”, u shpreh Luzi duke qeshur.

Ajo tregoi edhe historinë familjare, e ardhur nga një familje me prindër të divorcuar, por me një marrëdhënie korrekte me njerkën, Xhilda shtoi se gjithmonë ka dashur t’i pëlqejë babait të saj.

Në një koment për të gjitha vajzat e panelit të “G&G”, Xhilda e përkufizoi Joridën të maturuar, Rudinën si një njeri që nuk bën kompromis, Heidin si një kolege dhe shoqe që kuptohet me sy dhe Eglën si një njeri që lë hapësirë dhe është tejet korrekte në punë./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button