ShowBiz

Burimi i shpreh pëlqimin banores së “BBVK”, ja si reagoi ajo

Pëlqimet e para kanë nisur brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Kosova’. Një prej tyre, Burimi duket se ka shumë simpati për Lelën dhe këtë ia bëri të ditur.

Gjatë një bisede me Lelën, ia ka shprehur haptas pëlqimin ndaj saj. Ndërkohë që i tha se çfarë i pëlqen tek një femër, Burimi i thotë se e ka ndjerë t’ia shprehë pëlqimin.

“Kur po të shoh ty po e heq mërzinë. Ndoshta kam gabuar që të kam thënë kam pëlqim, por e kam ndjerë. Kërkoj falje nëse të kam pengu”, shprehet Burimi ndaj Leles.

Mirëpo, Lela e kuptoi ku donte të dilte ai dhe e refuzoi Burimin duke i thënë:

‘Më vjen mirë që ndihesh mirë pranë meje, por ne jemi shokë’

Nuk dihet sesi do vijojë miqësia e tyre tani që u bë e ditur pëlqimi i njëanshëm.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button