Lajme

Arrestimi që çuditi dhe Sigurimin e Shtetit

Në momentet e djeshme, kur Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit tërhiqnin dhunshëm ish-Presidentin Meta, ish-Kryeministrin, ish… të gjitha detyrat e larta të shtetit të djeshëm, u ndodha në kafe me 2 ish-oficerë të lartë të Sigurimit të Shtetit.

Reagimi i tyre ishte befasues!

Kjo është e papranueshme.

Pse duhet ta bënin këtë skenar turpi. Edhe ne përgatisnim skenarë më inteligjente kur arrestonim në diktature. “Kjo s’ka lidhje me policinë në demokraci”. “Ilir Meta është person që mbrohet me ligj të veçantë”.

“Meta nuk është banditi që e meriton këtë arrestim”…etj.

Zoti Ministër i Brendshëm!

Përgjigja juaj sot në media ishte munduar të ishte civile.

Po arrestimi i Forcave Tuaja nuk ishte e tillë. Nuk kishte Policim në Komunitet. Kishte dhunë, dhunë, dhunë… Ju thoni se Meta kundërshtoi arrestin dhe shfaqi dhunë ndaj policisë arrestuese!

Nuk e pamë këtë dhunë që ju justifikoheni. Nëse Meta shfaqi rezistencë brenda mjetit, ne, publiku, nuk e pamë atë. Kamerat tuaja nuk e filmuan operacionin brenda mjetit, nuk ishin kujdesur për filmim, na dhatë vetëm dhunën tuaj që e tërhiqnit zvarrë si kriminal në autostradë.

Ndaj, ju treguat me dhunën për herë të dytë brenda një jave se nuk mund të siguroni një proces të nesërm zgjedhor. Ju kishit rast nëse donit të bënit një arrestim civil. POR…

JU UDHËHIQENI NGA PASIONI I POLICIT TE FILMAVE KOLUMBIANË.

Ju jeni vënë në drejtimin e MB për t’u djegur.

Po! Ju flas unë ish-Sekretari i Përgjithshëm për 4 vite i Ministrisë së Rendit në demokraci dhe sot njeri i komunikimit dhe PR. Arrestimi juaj nuk ishte civil. Kishit rast… E humbët. E humbët se po drejtoni si militant, jo si një ish-student europian i rendit. Ndaj mos akumuloni më mllef. Ndaj mos e trashni zullumin.

Kam kaluar 4 ministra të brendshëm unë në detyrë e mbi 10 kryeministra. Mjaftojnë për të nxjerrë konkluzione.

Stop me dhunën zoti ministër… se i habite dhe shokët e vjehrrit!

oranews.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button