ShowBiz

Sherr mes Rezit dhe Gresës: Më kë thënë indirekt prost*tutë

Debate të ashpra janë zhvilluar mes banorëve të “Big Brother Vip Kosova” gjatë Prime-it.

Një gjë e tillë ka ndodhur mes Gresa Gashit dhe aktorit Rezart Veleshnjës, pasi ky i fundit e ka ofenduar në forma të ndryshme.

Debati i tyre ka vazhduar edhe gjatë spektaklit, derisa iu prezantua klipi i përplasjes që patën në ditët e kaluara.

“Ordiner, mashtrues, manipulues. Duhesh me dalë direkt prej kësaj shtëpie”, iu drejtua Gresa, Rezartit.

Aktorja e akuzoi Rezin se i kishte thënë prostitutë në mënyrë indirekte, por përmendi edhe emra nga jashtë.

Mes tjerash, Rezi e krahasoi atë me këngëtaren Fifi. Debati mes tyre nuk përfundoi me paqe, por u la pezull.

Nuk dihet sesi do vijojë marëdhënia e tyre gjatë qëndrimit në shtëpi./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button