Bota

‘Kokaina rozë’, droga e të pasurve që u zbulua nga autopsia e Liam Payne

Ylli i popit Liam Payne kishte droga të shumta duke përfshirë kokainën dhe metamfetaminën në sistemin e tij kur ra për vdekje nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë , sipas raporteve fillestare toksikologjike të cituara nga mediat të hënën.

TMZ raportoi se një koktej droge i quajtur “kokaina rozë” – që përmban metamfetaminë, ketaminë dhe MDMA – ishte gjetur gjatë një autopsie të pjesshme, së bashku me kokainë dhe benzodiazepinë.

Quhet “kokaina rozë”, një lloj ekstazie e quajtur “tussi” dhe që po çmend rininë, kryesisht studentët, por që një nga pasojat fizike ka edhe agresionin apo eksitimin. Viktima të kësaj droke kanë treguar se pasi kanë kosumuar pilulën në fjalë, kalojnë në pavetëdije.

Një substancë totalisht sintetike me efekte të fuqishme halucinogjene, që mund të blihet në tableta ose pluhur me çmime shumë të larta, 400 euro për doze sipas “La Repubblica”./TEMA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button