Simbolikë nga SPAK-u? Më 21 tetor 2023 dha masat për Berishën, më 21 tetor 2024 arrestohet Meta
Ditën e sotme, 21 tetor 2024, është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në mënyrë flagrantë në makinën e tij, teksa po shkonte në selinë e partisë.
Teksa kujtojmë se po në të njëjtën datë, fiks një vit më parë u dha edhe masa e detyrimit të paraqitjes për kreu e PD-së Sali Berisha.
Berishës iu bllokua edhe pasaporta duke mos e lejuar që të dalë jashtë vendit, teksa të dyja masa Berisha nuk e i r4espektoi dhe më 30 dhjetor 2023, u u vendos në arrest shtëpie.
Ndërkohë, sot Meta me urdhër të SPAK është arrestuar lidhur me dosjen e skandalit të lobimit në SHBA dhe CEZ-DIA, të bashkuara në një. Ndaj Metës rëndojnë tre akuza, pastrim parash, korrupsion në 3 raste dhe mosdeklarim të ardhurash.
GJKKO ka caktuar masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin, por kjo e fundit thotë se nuk i është komunikuar.
Gjykata e Posaçme ka caktuar për Pirro Xhixho, ish-kreu i AKEP, masën arrest shtëpiak dhe për Ema Çokun, “detyrim paraqitjeje”. Pirro Xhixho është njëkohësisht edhe babai i nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho./OraNews