Pastroni veshkat tërësisht me kurën natyrale të qepës, ja çfarë duhet të dini dhe të keni kujdes
Veshkat janë të rëndësishme për nxjerrjen e toksinave dhe helmeve ushqimore jashtë organizmit. Procesi i pastrimit të organizmit është mjaft kompleks dhe ka zanafillën tek veshkat.
Përmirësimi i funksioneve të veshkave ka rol vendimtar në shëndetin e të gjjithë organizmit. Problemi është se falë veseve të këqija, veshkat vuajnë dhe nuk punojnë siç duhet, duke ndikuar negativisht në cilësinë e jetës.
Më poshtë do të mësoni një kurë ideale me qepë e cila forcon veshkat dhe i ndihmon ato të largojnë me shpejtësi substancat e dëmshme.
Qepa është e pasur me vitamina dhe minerale, të cilat e mbështesin dhe mbrojnë organizmin në shumë dimensione.
Qepa ka efekt pastrues, shërben si antibiotik dhe ka ndikim diuretik. Të treja këto vlera prekin drejtpërdrejtë shëndetin e veshkës.
Përbërësit e qepës krijojnë një mburojë në veshka dhe e mbrojnë atë nga radikalet e lira. Alicina, një nga përbërësit kryesorë të qepës i jep asaj rolin e një pastrueseje efikase për veshkat.
Vitaminat dhe mineralet tek veshka ekuilibrojnë sasinë e lëngjeve në trup dhe të elektroliteve.
Qepa përmban vitaminat A, B, C dhe E. Ajo është e pasur me mineralet si kalçiumi, kaliumi, magnezi, sulfuri, fosfori, jodi dhe bakri. Qepa përmban edhe fibër që është e nevojshme për sistemin tretës.
Si ta përgatisni kurën e qepës
Përbërësit:
2 litra ujë
2 qepë mesatare
3 tufa majdanoz
Lëngu i tre limonëve
Përgatitja:
Ngroheni ujin në një tenxhere. Qërojini qepët dhe prijini në copa të vogla. Hidhni ujin e ngrohtë në një kavanoz të madh dhe më pas hidhni qepët. Shtoni majdanozin dhe lëngun e limonit.
Pas dy orësh, kullojeni lëngun. Lëngu duhet konsumuar në doza të barabarta gjatë ditës. Idealja është që të pihet nga një lugë gjelle 5-6 herë gjatë ditës.
Efekti diuretik është i fuqishëm, ndaj kjo kurë mund të përdoret tre herë në javë dhe në varësi të detoksifikimit që kërkon ky organ.
Rekomandohet që gjatë kurës të shmangni yndyrnat e ngopura dhe sheqerin, të cilat rrisin toksinat në organizëm.
Hani më shumë perime dhe fruta me përmbajtje të lartë uji. Rekomandohet gjithashtu konsumi i bishtajoreve kërpudhave dhe peshkut. Kurën mund ta vazhdoni për 4 javë.
Kujdes:
Kjo kurë mund të shkaktojë reagime të padëshiruara tek njerëzit që vuajnë nga refluksi acidik apo irritimi gastrik.
Ajo nuk rekomandohet për njerëzit që janë të prekur nga tensioni i ulët sepse e ul më shumë atë. Njerëzit që vuajnë nga hipoglicemia nuk duhet ta përdorin këtë kurë sepse ndikon në nivelin e sheqerit./SYRI.net