Lajme

E pazakontë në Tiranë/ Taksisti zbret nga makina për t’i nxjerrë bagazhet, shtetasi i huaj i merr mjetin dhe largohet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë ku një shtetas i huaj i ka marrë automjetin një taksisti.

Raportohet se taksisti ka ndaluar në autostradë përballë një qendre tregtare dhe ka zbritur për t’i nxjerrë 27-vjeçarit me iniciale A. R., bagazhet nga mjeti taxi tip “Hyundai”.

Por, në atë moment i riu ka marrë mjetin dhe është larguar.

Më pas është lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Ditën e sotme, në autostradë, përballë një qendre tregtare, shtetasi i huaj A. R., 27 vjeç, ka marrë një taxi tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin L. C. Në momentin kur shoferi i taksisë ka zbritur për të nxjerrë bagazhet, shtetasi A. R., ka marrë mjetin dhe është larguar.

Më pas është lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Elbasan.

27-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ditën e djeshme, më datë 20.10.2024, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në një servis në rrugën Vorë-Marikaj./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button