Life Style

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 21-27 tetor

Dashi

Nën ndikimin e Neptunit në një aspekt konfuz, nuk do t’ju mungojë fantazia, aq sa imazhi që keni për partnerin tuaj nuk do të ketë asnjë lidhje me realitetin. Por kujdes, sepse  zhgënjimi mund të jetë mizor, kur e vërteta të dalë në shesh. Në fushën e financave gjithçka do të shkojë mirë. Paratë do t’ju vijnë nga shumë burime, por mos shpenzoni me tepri. Vlerësimi është 7 pikë.

Demi

Këtë javë do t’i përkushtoheni shumë seriozisht punës, aq sa do të lini pas dore çështjet familjare. Nëse jeni beqarë, do të dëshironi të përjetoni një histori të bukur dashurie, por yjet kanë vendosur të favorizojnë fusha të tjera të jetës suaj. Megjithatë, mund t’ju presë një surprizë e këndshme. Situata financiare duhet të përmirësohet. Do t’i shihni gjërat shumë më qartë dhe do të bëni investimet e duhura. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë dhe këshilla nga miqtë tuaj të vjetër: do të merrni disa ide të mira. Vlerësimi është 8 pikë.

Binjakët

Do të bëni gjithçka për ta bindur partnerin se jeni një person i mirë dhe do të përpiqeni të forconi lidhjen tuaj duke inkurajuar dialogun. Nëse jeni beqarë, do të keni shumë sukses, aq sa të tjerët do t’ju kenë zili. Neptuni në aspekt negativ mund t’ju bëjë lojëra të shëmtuara në frontin financiar. Tani nuk është koha për të marrë përsipër rreziqe. Shmangni blerjet e mëdha dhe shtyni vendimet për investime. Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni problemet. Vlerësimi është 7 pikë.

Gaforrja

Hëna do t’ju sjellë fat në fushën e dashurisë. Çiftet që nuk janë të lidhur ngushtë do të përjetojnë një rizgjim pasioni, ndërsa të tjerët do të duhet të përballen me disa probleme. Për beqarët, yjet do të formojnë konfigurime të favorshme. Kjo do të bëjë të mundur që shumë prej jush të kenë një jetë dashurore intensive. Kujdes me paratë. Këtë herë logjika juaj e shëndoshë nuk do t’ju ndihmojë të bëni marrëveshje të shkëlqyera. Duhet të jeni shumë vigjilentë, sepse mund ta lini veten të ndikoheni nga të tjerët, duke u bërë pre e njerëzve të paskrupullt që mund t’ju shtyjnë të bëni diçka të rrezikshme. Vlerësimi është 7 pikë.

Luani

Klima në marrëdhënien tuaj do të jetë e këndshme, edhe pse me raste mund të keni dyshime për partnerin. Pas një analize të thellë do të arrini në përfundimin se për disa gjëra e keni fajin vetë. Nëse jeni beqarë, merrini gjërat shtruar, sepse përndryshe mund të gaboni dhe të zhgënjeheni. Durimi dhe maturia do të jenë pikat tuaja të forta. Prisni që gjërat e mira të vijnë vetë te ju. Falë aspekteve pozitive të Mërkurit do të hyni në një periudhë të favorshme për të investuar në piktura apo mobilie. Një javë interesante do të jetë edhe për ata që dëshirojnë të investojnë në sektorin e restoranteve apo hotelerisë. Vlerësimi është 7.5 pikë.

Virgjëresha

Bëni kujdes të mos bini pre e xhelozisë së pajustifikuar. Posesiviteti juaj rrezikon të dhjetëfishohet nga Neptuni në një aspekt joharmonik. Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, rrezikoni të dekurajoni partnerin. Beqarët që duan të mbeten idealistë duhet të bëjnë kujdes që të mos gënjejnë veten. Pavarësisht sa ju pëlqen dikush, yjet ju këshillojnë që të mos lidheni me një person shumë më të madh se vetja, sepse mund të mos jeni më në gjendje të dalloni realitetin nga fantazia. Në fushën e financave informohuni mirë para se të bëni transaksione me shuma të mëdha parash, që të shmangni problemet serioze. Vlerësimi është 7 pikë.

Peshorja

Familja juaj do të tronditet nga disa ngjarje të papritura që do t’ju nxitin të diskutoni pafund, por të paktën nuk do të keni përshtypjen se jeni zhytur në rutinë. Jeta juaj në çift do të jetë intensive dhe emocionet e forta mund të jenë të dobishme për lidhjen tuaj. Kini kujdes, megjithatë, duhet ta dini se deri ku e keni cakun. Beqarë, nëse do të dini të tregoheni këmbëngulës, personi që dashuroni do të lidhet me ju pa asnjë hezitim. Pavarësisht dëshirës tuaj, vështirësitë tuaja aktuale financiare nuk do të zhduken si me magji. Jini të durueshëm dhe gjërat gradualisht do të përmirësohen. Vlerësimi është 6.5 pikë.

Akrepi

Saturni do t’ju japë vullnetin e duhur për të rregulluar situatën tuaj sentimentale, për të bërë të gjitha kompromiset e nevojshme për të ruajtur stabilitetin e marrëdhënies suaj, e cila ka kohë që lëkundet. Nëse jeni beqarë, Venusi do t’ju bëjë tepër sentimentale dhe të pambrojtur ndaj çështjeve të dashurisë. Mundohuni të mos tregoheni shumë naivë dhe të mos ligështoheni që pas deklaratës së parë të dashurisë që do të dëgjoni. Në aspektin financiar do t’ju duhet të merreni me të gjitha çështjet e mbetura pezull, qofshin këto fatura, kambiale apo gjëra të tjera. Do t’ju duhet gjithashtu të rregulloni dokumentet dhe llogaritë tuaja. Vlerësimi është 6.5 pikë.

Shigjetari

Me këtë konfigurim të Venusit, jeta juaj e dashurisë do të jetë plot ngjarje. Nëse tashmë jeni në një lidhje, atmosfera do të jetë e ngrohtë dhe sensuale. Shumë Shigjetarë të vetmuar do të takojnë dikë që nuk do t’i lërë indiferentë. Për disa do të jetë një takim shumë i rëndësishëm, i cili mund t’ua kthejë jetën përmbys. Ndërsa siguria financiare do të jetë gjithmonë një nga përparësitë tuaja, me shumë mundësi do të jeni më pak të shqetësuar për gjendjen e financave sesa keni qenë kohët e fundit. Mbi të gjitha, duke mos qenë më nën kontrollin e Saturnit mund t’ia lejoni vetes disa teprime, por pa e ekzagjeruar. Vlerësimi është 7 pikë.

Bricjapi

Tre planetë do të bashkojnë forcat për të forcuar lidhjen tuaj. Çiftet që janë bashkë prej shumë vitesh do të pushtohen nga një vorbull pasioni. Edhe beqarët e përbetuar do të njihen me njerëz të rinj dhe me vrull dhe entuziazëm do të vendosin për të vazhduar rrugëtimin e tyre së bashku. Konfigurimi i Neptunit nuk është inkurajues kur bëhet fjalë për stabilitetin financiar. Do të ketë shpenzime të papritura dhe vonesa në të ardhura. Por nëse jeni të përgatitur për çdo të papritur, nuk do të vuani. Vlerësimi është 7.5 pikë.

Ujori

Më energjikë dhe entuziastë se kurrë, do të jeni në gjendje që t’ia komunikoni energjinë dhe optimizmin tuaj shpirtit tuaj binjak. Nëse partneri juaj ka probleme në punë apo në fusha të tjera, do të mund ta mbështesni dhe ta bëni të lumtur. Nëse jeni beqarë, do të takoni njerëz interesantë. Plutoni do t’ju ndihmojë të përmirësoni ndjeshëm të ardhurat tuaja ose të riorganizoni investimet tuaja në mënyrë që ato të jenë më fitimprurëse. Nga ana tjetër, Hëna do të veprojë që fati të shkojë kundër jush. Në këto kushte do të jetë e vështirë të qëndroni të qetë. Për fat të mirë, ky aspekt i pakëndshëm i Hënës nuk do të zgjasë shumë. Vlerësimi është 7 pikë.

Peshqit

Bëni pak durim dhe marrëdhënia juaj në çift do të bëhet më harmonike. Edhe nëse do të keni konflikte mes jush, duhet të përpiqeni ta kuptoni njëri-tjetrin më mirë dhe të afroheni më tepër. Nëse jeni beqarë, ka të ngjarë të keni një takim që do t’ju ndryshojë jetën. Megjithatë, vështirësitë mund të shfaqen shumë shpejt dhe do t’ju duhet ta mbroni këtë dashuri të re me të gjitha forcat. Nëse mund ta kaloni këtë test, ju pret një e ardhme e ndritur. Situata financiare do të ngecë. Megjithatë, Jupiteri në një aspekt shumë të favorshëm do t’ju ndihmojë me financat, ndaj kjo do të jetë një javë me fat. Vlerësimi është 7 pikë./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button