Sport

Roma-Inter, përballje titanësh/ Christian Chivu, parashikon një betejë në fushë

Roma do të përballet me Interin në një ndeshje kyçe të Serie A në Stadio Olimpico. Të dy ekipet kërkojnë të forcojnë pozicionet e tyre në kampionat.

Interi, që aktualisht ndodhet në vendin e dytë, vjen pas një periudhe të suksesshme, përfshirë fitoren 3-2 ndaj Torinos, ku spikati Marcus Thuram me një tregolësh.

Megjithatë, për shkak të grumbullimeve ndërkombëtare, trajneri Simone Inzaghi ka pasur vështirësi në stërvitje, duke munguar fillimisht 11 lojtarë.

Nikolo Barella është rikthyer nga një dëmtim, por mbetet ende i pasigurt për të nisur ndeshjen, me qëllimin për ta pasur plotësisht të gatshëm për ndeshjen kundër Juventusit javën e ardhshme.

Nga ana tjetër, Roma ka filluar të stabilizohet nën drejtimin e trajnerit të ri Ivan Juriç. Lojtari kyç në sulm, Artem Dovbyk, ka treguar formë të mirë, por një dëmtim i marrë gjatë një ndeshjeje me kombëtaren e Ukrainës e vë në dyshim pjesëmarrjen e tij në këtë sfidë, gjë që mund të ndikojë negativisht për ekipin​.

Për këtë ndeshje, Kristian Chivu, një ish-lojtar i të dyja skuadrave, ka parashikuar një “betejë” të ashpër në fushë.

Ai vlerësoi shumë Alessandro Bastoni te Interi dhe Henrik Mkitarjan te Roma, duke theksuar rolin vendimtar që këta lojtarë kanë për ekipet e tyre/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button