ShowBiz

Rezart Veleshnja bëhet pjesë e Big Brother Vip Kosova! Aktori: S’di të bëj asgjë tjetër veç…

Big Brother Vip Kosova, mbrëmjen e djeshme startoi edicionin e tij të tretë ku një ndër banorët që u bë pjesë ishte dhe aktori i humorit Rezart Veleshnja.

Si një personazh shumë i njohur dhe shumë i dashur për publikun, gjatë hyrjes së në këtë “reality show” nuk munguan dhe batutat karakteristike të tij.

Teksa u pyet nga moderatorja, Jonida Vokshi, se çfarë do japi ai brenda shtëpisë së BBV ai tha nuk kam ç’të jap tjetër vetëm humor di të bëj.

“Do jap humor se këtë di të bëj”, u shpreh ai.

Në klipin e prezantimit të tij, Rezi deklaroi se është shumë kurioz për këtë eksperiencë, dhe mezi pret ta shijojë.

Kujtojmë që Rezarti u bë shumë i njohur për publikun në spektaklin e humorit “Portokalli” ku ka luajtur role të shumta./Panoramaplus.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button