BotaLife Style

“Nuk ishte e lehtë t’i thoje jo martesës me një grua që do’, Al Pacino zbulon se kush ishte gruaja që për pak ‘ia prishi mendjen’

Al Pacino më në fund ka zbuluar arsyen pse nuk u martua kurrë. Fituesi i Oscar-it publikoi së fundmi librin e tij me kujtime, “Sonny Boy”, ku ai zbuloi të pathënat e jetës së tij.

Babai krenar i katër fëmijëve foli për marrëdhënien e tij me ish-partneren, Kathleen Quinlan, duke e përshkruar atë si ‘ngushëllimin’ e tij.

Pacino e përshkroi marrëdhënien e tyre duke zbuluar se vetëm me të ka qenë më afër martesës se kurrë.

“Por unë gjithmonë i jam shmangur martesës. Mendoj se nuk e kam parë si diçka që do të më ndihmonte. Thjesht doja të shmangia atë që e mendoja, në atë kohë, se ishte e pashmangshme: një hyrje në trenin e dhimbjes.”null

Ylli i ‘Scarface’ ndau mirënjohjen për miqësinë që ka me Quinlan, duke shtuar: “Nuk ishte e lehtë t’i thuash jo martesës me një grua që do. Më dhimbte kur ajo u largua dhe unë e mbajta dhimbjen me vete për vite me radhë.”

Përveç kësaj, Pacino foli edhe për vendimin e tij për të mos u martuar kurrë në një intervistë.

“Une thjesht nuk e ndjeva se martesa më përshtatej ndonjëherë për ndonjë arsye,” -tha ai për revistën People./bw

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button