Lajme

Ndërron jetë pas 5 ditësh i shtruar në spital i moshuari që u dhu*nua së bashku me bashkëshorten në Fier

Ndërron jetë 80 vjecari i cili disa dite me pare eshte dhunuar fizikisht se bashku me bashkeshorten e tij, nderkohe kapet dhe vihet në pranga autori. Ngjarja ka ndodhur ne Povelce te Fierit

80-vjeçari si pasojë e dhunës ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit, por ka vdekur sot ne spitalin rajonal Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan autorin shtetasin I.N, 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier,

Kjo ngjarje ka ndodhur ne fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit viktimes N.R,
shtetasi I.N,autori për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, shtetasin N.R, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.

Si pasojë e dhunës shtetasi N.R, ndodhej i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, edhe pse ishte në kujdesin e mjekëve ka gjetur vdekjen Ndërsa shtetasja A.R bashkshortja e tij pasi ka marrë mjekim ne spital është larguar drejt banesës së saj.

Per kete ngjarje materialet procedurale i jane referuar Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.ku per autorin eshte dhene dhe masa e sigurise burg pa afat

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button