Mediat sociale nxisin xhelozinë për ish-in e partnerit/partneres: Çfarë është sindroma “Rebecca” që po përhapet shumë shpejt
Sindroma Rebecca, e njohur gjithashtu si “xhelozi retroaktive”, është një fenomen në rritje në marrëdhëniet moderne, ku individët ndihen të pasigurt për marrëdhëniet e mëparshme të partnerëve të tyre.
Ky term, i shpikur nga psikoanalisti Dr. Darian Leader, i referohet ndjenjave të xhelozisë që lindin për lidhjet e kaluara të partnerëve, duke i bërë ata të krahasojnë veten me ish-partnerët dhe të besojnë se ata janë më të mirë në disa aspekte.
Këto ndjenja shpesh kanë rrënjë në eksperiencat e fëmijërisë, si ndjenjat e neglizhencës nga prindërit, dhe mund të çojnë në ndjenja të përjashtimit në marrëdhëniet aktuale. Mediet sociale kontribuojnë në këtë problem, duke ofruar një mundësi të lehtë për të kontrolluar detajet e marrëdhënieve të kaluara.
Të shikuarit e fotografive të vjetra me ish-partnerët mund të nxisë xhelozi, duke rritur ankthin dhe mendimet negative. Për të menaxhuar këto ndjenja, ekspertët rekomandojnë reflektimin për të kaluarën dhe të qenit të kujdesshëm me rrjetet sociale.
Është e rëndësishme të përqendroheni në marrëdhënien aktuale dhe të shmangni krahasimet me të kaluarën. Kjo sindromë kërkon vëmendje dhe trajtim për të shmangur ndikimin e saj negativ në lidhjet moderne./LIVING