“Më ndjek një makinë…”/ Heidi zbulon ngjarjen e frikshme rrugëve të Tiranës: Kanë dalë foto…
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 3”, Heidi Baci, ka ndarë me publikun një ngjarje që i ka ndodhur në Tiranë. Teksa po fliste për përndjekjet dhe ngacmimet në jetën e përditshme, ajo tha se i ka ndodhur një ‘situatë e frikshme’.
Heidi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, ku tregoi një rast kur e kanë përndjekur rrugëve të Tiranës.
“Ka ndodhur kjo njëherë, që më kanë ndjekur dhe kanë dalë foto se ku isha unë dhe çfarë po bëja gjatë gjithë ditës. Një person që e kam pasur mbrapa meje dhe nuk e kam idenë. Njëherë po kthehesha nga Blloku, ishte ora 7 dhe më gjëmon një makinë, unë isha duke bërë xhiro. Unë jam shumë e qetë. Ka ndodhur shpeshherë. Duhet të jemi pak më të kujdesshëm”, tha opinionistja e “Goca dhe Gra”./sot.com