“Nëse Artjola Toska futet në BBV, unë dal pa brekë në…”/ Deklarata e papritur e Sinan Hoxhës
Në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e telefonatës kurth ishte radha e artistit të mirënjohur, Sinan Hoxha
Në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e telefonatës kurth ishte radha e artistit të mirënjohur, Sinan Hoxha. Ky i fundit i është përgjigjur telefonatës së prezantueses së emisionit, Edeas, e cila i ka ofruar atij të ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”. Ky kurth vjen afër fillimit të këtij spektakli të madh.
Kësaj oferte, ai iu përgjigj si më poshtë:
Është e pamundur për një mijë e një arsye. Unë e kam axhendën premte, shtunë, diel. Iki në Amerikë një muaj. Iki në Australi. Super plot.
Më tej, Edea shtoi se bëhet fjalë për muajin dhjetor dhe se mund ta përshtatnin nisjen e spektaklit kurdo që ai ishte i lirë. Kjo do të ishte edhe një plus për të, duke qenë se publiku e do dhe ta shohë artistin në një perspektivë tjetër. Për t’ia mbushur mendjen, Edea shtoi se edhe këngëtarja e mirënjohur, Artjola Toska, ka pranuar për të qenë pjesë. Përgjigja e tij ishte epike dhe e gjithë studio shpërtheu në të qeshura.
Sinani: Artjola Toska është në Big Brother?
Edea: Po!
Sinani: Dëgjo, nëse Artjola Toska është në Big Brother, unë do dal pa brekë në sheshin Skënderbej.
Edea: Vërtetë?
Sinani: Po, një muaj për ju. /TAR/